“Një derë e hapur për negociatat mes BE dhe SHAB, por gjithsesi një një pauzë e brishtë”.
Kështu e ka quajtur presidenti francez Emmanuel Macron pezullimin e pjesshëm për të tarifave nga Donald Trump.
Në një postim në rrjetin social “X”, Macron shkruan se pauza do të thotë pasiguri për bizneset evropiane, të cilët janë ende subjekt i tarifave 25% për çelikun, aluminin dhe makinat, si dhe tarifën e re bazë prej 10%.
“Europa duhet të vazhdojë të punojë për të gjitha kundërmasat e nevojshme dhe të mobilizojë të gjitha levat në dispozicion për të mbrojtur veten. Ne kemi të drejtë të luftojmë, janë punët dhe jetët e vendeve tona në rrezik”, ka deklaruar presidenti francez.