18.1 C
Tetovo
E shtunë, 16 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaTrump pas takimit 170 minutash me Putin: Nuk ka marrëveshje deri sa...

Trump pas takimit 170 minutash me Putin: Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje, por bëmë përparime të mëdha…

Takimi 170 minutësh SHBA-Rusi nuk prodhon marrëveshje. Trump: Bëmë përparime. Putin: Kievi dhe BE-ja të mos e sabotojnë

“Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje”: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, bënë “përparime të mëdha” por nuk dolën nga samiti i sotëm në Alaska me një marrëveshje mbi luftën në Ukrainë.“Nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje,” tha Trump, duke shtuar se më pas do të bëjë thirrje për NATO-n dhe Kievin.

Trump dhe Putin folën pranë njëri-tjetrit në skenë për rreth 10 minuta. Të dy treguan se kishte përparime gjatë bisedimeve private, por ato përfunduan pa një marrëveshje të qëndrueshme.

Putin thotë se është “sinqerisht i interesuar” të vendosë një fund të konfliktit, të cilin e përshkroi si një “tragjedi”.

Por ai thotë se Rusia duhet të eliminojë “shkaqet kryesore” të konfliktit – dhe paralajmëron se Ukraina dhe Europa nuk duhet të “sabotojnë” bisedimet.

Putin e përshkroi takimin si një “pikënisje për zgjidhjen” e konfliktit.

Ai pajtohet me pretendimin e përsëritur të presidentit amerikan se lufta nuk do të kishte filluar po të kishte qëndruar në detyrë pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Presidenti Trump tha se ende ka pika mosmarrëveshjeje dhe “nuk ka marrëveshje deri sa të ketë marrëveshje” – duke shtuar “nuk arritëm aty” pavarësisht përparimeve.

Ai thotë se “shumë pika u ranë dakord” por “disa pak” mbeten, duke shtuar se “njëra është më e rëndësishmja” pa specifikuar se cila.

Trump bëri të ditur se së shpejti do të telefonojë Zelenskyn dhe liderët evropianë – dhe se është “në fund të fundit në dorën e tyre”.Presidenti amerikan përfundon duke thënë se “ndoshta” do të takojë sërish liderin rus së shpejti – Putin përgjigjet: “Herën tjetër në Moskë”.

Fjala e plotë e Putin:

Negociatat tona janë mbajtur në atmosferë pozitive dhe në respekt reciprok, negociata frytdhënëse, falënderoj homologët për takimin në Alaskë, ka kuptim takimi këtu, edhe pse ndahemi nga oqeani jemi vende fqinje.

Kur u ul nga avioni i thashë jam i gëzuar që jeni mirë me shëndet dhe që ju shoh. Jemi fqinj, këto janë fjalë që duhet t’i themi njëri-tjetrit. Janë dy vende që ndahen nga një oqean. Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët të dy vendeve, ka trashëgimi kulturore, ka zhumë zhvillime, ka shumë kisha ortodokse, ka origjinë ruse dhe vende me këtë origjinë, 400 emra. Ka pasur edhe rreziqe gjatë kohës së akujve, por kemi pasur edhe fitore të përbashkëta, si me memorialin e plotëve amerikanë dhe rus, edhe këtu ka një memorial të tillë, 7 km larg nga këtu. Ne falenderojmë amerikanët që nderojnë kujtimin e tyre, vendet tona kanë mundur së bashku armiqë të përbashkët, kanë ndihmuar njëri-tjetrin, jam i bindur që do të ketë lidhje të tjera edhe në të ardhdhen edhe në ditë të vështira.

Nuk ka pasur marrëdhënie të mira mes dy vendeve prej disa vitesh, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Nuk është mirë për asnjë nga vendet tona kjo situatë, ndaj është mirë për një takim apo samit të tillë. Pavarësisht se duhet të ishte mbajtur më parë. Ne kemi folur disa herë, kemi folur sinqerisht, në telefon, kemi pasur të dërguarit tanë, ministrat tanë, e dimë shumë mirë.

Situata kryesore ka qenë ajo në Ukrainë, i shohim përpjekjet e Trump si përpjekje për ta zgjidhur konfliktin në Ukrainë. Situata në Ukrainë është si kërcënim kryesor ndaj nesh, Shteti i Ukrainës është vëlla, ajo që ndodhi mes nesh është tragjedi, ndaj jemi të interesuar t’i japim fund kësaj situate. Për të pasur një zgjidhje të gjatë duhet të eliminojmë të gjitha shkaqet e këtij konflikti, të vendosim standarte të reja afatgjatë, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet dhe unë këtë ia thashë presidentit Trump.

Shpresojmë që Evropa dhe Ukraina të mos bëjnë asnjë tentativë për ta zhbërë këtë marrëveshje dhe progresin e arritur. Kontaktet tona janë në rritje, administrata po ashtu. Rusia dhe Amerika mund t’i ofrojnë njëra-tjetrës shumë mundësi, si në fushën dixhitale, kontaktet tona ndërkombëtare, është e rëndësishme për vendet tona të kthejmë paqen dhe bashkëpunimin. E rëndësishme për ne të kthejmë faqe në marrëdhëniet tona. Trump i intersuar për prosperitetin e kombit tonë. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë.

Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas.

Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte. Mendoj se unë dhe presidenti Trump kemi një kontakt të arsyeshëm dhe në rrugën përpara mund të besojmë se do t’i japim fund konfliktit në Ukrainë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments