Presidenti amerikan Donald Trump së fundmi ka realizuar një intervistë me themeluesin e portalit Outkick, Clay Travis, ku ka folur për negociatat e armëpushimit në Ukrainë.
Trump është deklaruar në lidhje me marrëdhëniet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.“E njoh shumë mirë”, tha Trump.
“Ai nuk e pushtoi Ukrainën kur ju ishit president”, vuri në dukje Clay.
“Ai nuk pushtoi asgjë kur isha president”, tha Trump, para se të vinte në dukje se veprimet ushtarake ruse në Gjeorgji dhe Krime u zhvilluan respektivisht nën presidentin George W. Bush dhe presidentin Barack Obama, ndërsa agresioni në Ukrainë ndodhi gjatë kohës që presidenti Joe Biden ishte në detyrë.
“Unë nuk mendoj se ka njeri në botë që do të ndalojë Putinin, përveç meje, dhe mendoj se do të jem në gjendje ta ndaloj atë”, tha ai.
“Ne kemi pasur disa diskutime shumë racionale dhe unë thjesht dua të shoh që njerëzit të mos vriten. Ata po humbasin fëmijë të vegjël javë, dhe ata janë rusë dhe ukrainas”, përfundoi presidenti amerikan.