8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTrump mbështet protestuesit, kërkon heqjen e kufizimeve/ Kundërshtojnë mjekët

Trump mbështet protestuesit, kërkon heqjen e kufizimeve/ Kundërshtojnë mjekët

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit. Mbi 37 mijë njerëz kanë vdekur ndërsa 710 mijë janë infektuar.

Por pavarësisht shifrave të larta të viktimave, presidenti Donald Trump tha se masat për parandalimin e përhapjes së virusit të vendosura në Minesota, Miçigan dhe Virxhinia, janë mjaft të rënda. Madje shefi i Shtepise se Bardhe i ka përkrahur protestat në disa shtete kundër kufizimit të lëvizjes.

Në një postim në Tëitter, Trump u shpreh: “Çlirojeni Minesotën, Çlirojeni Miçigenin dhe pastaj Çlirojeni Virxhinian”.

Thirrjet e kreut të Shtëpisë së Bardhë  u kritikuan nga autoritetet shëndetësore, siopas te cilave masat e vendosura janë tejet të nevojshme për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Edhe 4 guvernatorë demokratë kundërshtuan vendimin e Trump, mes tyre edhe ai i Nju Njorkut.

Ndërkohë disa shtete amerikane pritet njoftojnë heqjen e kufizimeve që synojnë reduktimin e pasojave të pandemisë, një ditë pasi Presidenti Donald Trump publikoi udhëzimet për një rihapje me 3 faza të ekonomisë së vendit të dëmtuar rëndë.

Ndërsa  Nju Jorku dhe gjashtë shtete të tjera, zgjatën mbylljen deri më 15 maj

Ndryshe nga vendet e tjera, në Florida për të tretën ditë me radhë u regjistrua një rënie e të infektuarve. Autoritetet madje i lejuan qytetarët ti drejtohen detit për herë të parë për këtë sezon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments