11 C
Tetovo
E enjte, 13 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaTrump kërcënon Rusinë, presidenti i SHBA: Nëse nuk pranojnë propozimin tonë, mund...

Trump kërcënon Rusinë, presidenti i SHBA: Nëse nuk pranojnë propozimin tonë, mund t’u bëjmë keq

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.“Rusia nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit. Po qe nevoja, ne do ta sanksionojmë, megjithëse shpresoj se nuk do të kemi nevojë ta bëjmë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

“Në pikëpamjen financiare, ne mund të bëjmë gjëra shumë të pakëndshme, shumë të këqija, që janë shkatërruese për Rusinë, por unë nuk e dua një gjë të tillë”, shtoi ai.Një ditë më parë, Ukraina e pranoi armëpushimin e përkohshëm pas nëntë orësh bisedimesh me zyrtarët e Trumpit në Arabinë Saudite.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka deklaruar se i dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff do të udhëtojë për në Moskë këtë javë për bisedime rreth armëpushimit në Ukrainë.

“Witkoff do të udhëtojë për në Moskë më vonë gjatë javës”, ka deklaruar Leavitt, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se negociatorët e SHBA-së ishin “janë duke shkuar në Rusi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments