Sulmet dhe tensionet në Lindja e Mesme vijojnë të përshkallëzohen në ditën e 17-të të konfliktit.Gjatë natës, disa sulme ajrore goditën periferitë jugore të Bejrut, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në zona të tjera të Libanin jugor, në kuadër të përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Ndërkohë, tensionet kanë ndikuar edhe në trafikun ajror në rajon. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait njoftoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve pas një incidenti të lidhur me një dron që shkaktoi zjarr pranë një rezervuari karburanti.Në këtë situatë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA po zhvillon bisedime me disa vende për patrullimin e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se Uashingtoni “do të mbajë mend” se cilat shtete zgjedhin të mos ndihmojnë në këtë përpjekje.Donald Trump nuk e toleron një NATO indiferente ndaj konfliktin me Iranin: Presidenti i SHBA-së e paralajmëroi aleancën për një të ardhme “shumë të keqe” nëse ndihmon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha Financial Times se vendet që përfitojnë nga kjo rrugë detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj.“Është plotësisht e arsyeshme që njerëzit të cilët përfitojnë nga Ngushtica të ndihmojnë për të siguruar që asgjë e keqe të mos ndodhë atje.”, shprehet Trump.
Në bazë të kësaj logjike, Trump kërkoi edhe ndërhyrjen e Pekinit, e madje paralajmëroi se nëse Kina nuk ndërmerr asnjë hap, ai mund ta shtyjë një samit të planifikuar me Presidentin kinez Xi Jinping.“Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë, sepse Kina e siguron nëpërmjet kësaj ngushtice 90% të naftës së saj. Përpara takimit tonë të planifikuar, do të doja shumë të dija qëndrimin e Pekinit. Sepse edhe mund ta shtyjmë udhëtimin”, theksoi presidenti i SHBA.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministri kinez He Lifeng përfunduan të dielën në Paris ditën e parë nga dy ditë bisedimesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet në armëpushimin tregtar dhe për të hapur rrugën për udhëtimin e Trump në Pekin për t’u takuar me Xi në fund të marsit. Të shtunën, Trump u bëri thirrje vendeve të dërgojnë anije luftarake për ta mbajtur të hapur këtë rrugë të ngushtë ujore për transportin detar, ndërsa forcat iraniane vazhdojnë sulmet pas goditjeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ai tha se shpreson që edhe vende si Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Britania të dërgojnë anije në zonë. Kur iu kërkua të specifikonte ndihmën që dëshiron të marrë prej tyre, Trump iu përgjigj Financial Times se kjo mund të përfshijë anije për pastrimin e minave dhe mjete të tjera ushtarake për të neutralizuar dronët dhe minat detare.
“Ne po i godasim shumë fort forcat iraniane”, u shpreh presidenti. “Atyre nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të krijojnë pak probleme në Ngushticë… kështu që, ata të cilët përfitojnë prej saj dhe duhet të na ndihmojnë ta patrullojmë.” Irani e mbylli ngushticën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme kundër tij më shumë se dy javë më parë.
Nëpër këtë rrugë të rëndësishme detare kalon rreth një e pesta e të gjitha naftës globale dhe gazit të lëngshëm natyror.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, e përjashtoi mundësinë që Gjermania të marrë pjesë në një mision për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.Në një intervistë për emisionin televiziv “Bericht aus Berlin”, ai theksoi se për momentin, Gjermania nuk do të përfshihet në këtë konflikt ushtarak. Sipas Wadephul-it, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e kanë informuar se objektivi i sulmeve të tyre është dobësimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, sidomos i programit bërthamor dhe atij të raketave.
“Berlini pret të informohet kur këto objektiva të jenë arritur dhe më pas është i gatshëm të marrë pjesë në negociata diplomatike”, ishte komenti i tij. Shefi i diplomacisë gjermane u shpreh i bindur se sigurinë në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq mund të sjellë vetëm një zgjidhje përmes negociatave.Ai e shfaqi hapur skepticizmin ndaj një zgjerimi të mundshëm të misionit detar të Bashkimit Europian “Aspides” në Ngushticën e Hormuzit, dhe argumentoi se misioni aktual në Detin e Kuq nuk ka treguar rezultatet e pritshme, prandaj është e paqartë nëse një zgjerim i tij do të rriste sigurinë në rajon. Siguri mund të ketë vetëm nëse konflikti ushtarak “mund të zgjidhet në thelb”, tha Johann Ëadephul. Ai pranoi se nuk kishte pritur drejtpërdrejt luftë dhe se gjithashtu “nuk dihet plotësisht saktë” se kur do të përfundojë.
Sipas tij, është e qartë se Evropa gjithmonë ofron mbështetje konstruktive, kur bëhet fjalë për sigurimin e rrugëve detare. “Por unë nuk shoh ndonjë nevojë të menjëhershme, dhe sidomos se pse Gjermania duhet të marrë pjesë,” ishte komenti i tij, ndërsa theksoi “se të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”
