15.5 C
Tetovo
E premte, 23 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaTrump kërcënon Apple: 25% tarifë nëse iPhone-t nuk prodhohen në SHBA

Trump kërcënon Apple: 25% tarifë nëse iPhone-t nuk prodhohen në SHBA

Në vazhdën e shumë paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump, ka ardhur edhe një paralajmërim tjetër ndaj gjigantit të teknologjisë Apple.

Trump përmes një postimi në plaformën e tij Truth Social, ka kërkuar që prodhimi i iPhone-ve të zhvendoset në SHBA, përndryshe kompania do të përballet me një tarifë prej të paktën 25%.

“Kam informuar Tim Cook të Apple se pres që iPhone-t e tyre që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohen dhe ndërtohen në Shtetet e Bashkuara, jo në Indi apo ndonjë vend tjetër. Nëse nuk është kështu, një tarifë prej të paktën 25% duhet t’u paguhet SHBA-ve nga Apple. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments