Në një deklaratë për mediat, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Teherani dëshironte të bisedonte, por se “duhet ta kishin bërë më herët”.Ata kishin 60 ditë dhe pastaj në ditën e 61-të unë thashë se nuk kishte marrëveshje”, tha ai.
“Ata duhet të bëjnë një marrëveshje dhe është e dhimbshme për të dyja palët, por do të thoja se Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe ata duhet të flasin, dhe ata duhet të flasin tani, para se të jetë tepër vonë”, u tha Trump gazetarëve në fillim të një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney.Çmimet e naftës ranë me më shumë se 2 dollarë për fuçi të hënën, pas raportimeve se Irani po kërkonte t’i jepte fund armiqësive me Izraelin, duke rritur mundësinë e një armëpushimi dhe duke lehtësuar frikën e ndërprerjeve të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga rajoni.