4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaTrump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e...

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për gatishmërinë për negociata paqeje nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Donald Trump, erdhi reagimi i Elon Musk.

“Veprimet janë më të rëndësishme se fjalët. Le ti shohim veprimet”, shkroi miliarderi në platformën X.

Kujtojmë se Zelensky shprehu angazhimin e fortë të Ukrainës për paqen dhe përfundimin e luftës që ka shkaktuar dhimbje dhe shkatërrim të madh për popullin ukrainas.

Lideri ukrainas gjithashtu theksoi gatishmërinë e Ukrainës për të punuar shpejt dhe me efikasitet për të përfunduar luftën, “jemi të gatshëm të punojmë shpejt për të përfunduar luftën, dhe hapat e parë mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe një armëpushim në ajër – ndalimi i raketave, dronëve me rreze të gjatë veprimi, bombave ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile – dhe menjëherë një armëpushim në det, nëse Rusia bën të njëjtën gjë. Më pas duam të kalojmë shpejt përmes të gjitha fazave të tjera dhe të bashkëpunojmë me SHBA-në për të arritur një marrëveshje të fortë përfundimtare”.

Në fund, Zelensky e ripërsëriti gatishmërinë e Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara, duke e parë këtë si një hap të rëndësishëm për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme.

“Sa i përket marrëveshjes për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë në çdo moment dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt sigurisë më të madhe dhe garancive të forta të sigurisë, dhe shpresoj sinqerisht që ajo do të veprojë në mënyrë efektive”, përfundoi ai.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments