Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se ka emëruar ish-gjeneralin Keith Kellogg emisar të tij special për Ukrainën dhe Rusinë.
“Keith ka pasur një karrierë të shquar në ushtri dhe biznes dhe ka shërbyer në role shumë të ndjeshme të sigurisë kombëtare në administratën time të parë. Ai ka qenë me mua që në fillim! Së bashku do të sigurojmë PAQEN PËRMES FUQISË dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën sërish të sigurt”, njoftoi Trump në rrjetin e tij social Truth Social.
Trump premtoi një fund të shpejtë të luftës ruse në Ukrainë, duke përdorur marrëdhëniet e tij me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.
Kjo ngriti shqetësime në mesin e mbështetësve të Kievit se presidenti i zgjedhur do të kërkonte një marrëveshje të shpejtë që do t’ua lëshonte territorin ukrainas rusëve ose do të rrezikonte sigurinë e tij në të ardhmen.
Plani i Kellogg për t’i dhënë fund luftës do të ngrinte frontin e betejës dhe do t’i detyronte të dyja palët të negociojnë.