27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeBotaTrump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga...

Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Këtë “sekret” e ndau në podkastin e Logan Paul, ku ai e përshkroi Inteligjencën Artificiale si “superfuqishme”, por gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e saj të mundshme.

“Kam pasur një fjalim që është rishkruar nga inteligjenca artificiale ”, tha Trump në podcast.

Si e bëri këtë? Trump u përgjigj shumë thjesht.

“Shkon, kliko, kliko, kliko, kliko, dhe rreth 15 sekonda më vonë, më tregon fjalimin të shkruar mrekullueshëm, kaq bukur dhe unë i thashë se do ta përdor atë, nuk kam parë kurrë një gjë të tillë”, ka treguar Trump.

Megjithatë, ai nuk e ka zbuluar se për cilën e ka fjalën.

Trump gjithashtu pranoi se inteligjenca artificiale ka rreziqe, veçanërisht kur bëhet fjalë për falsifikime të thella. Ai madje paralajmëroi për një situatë imagjinare ku një zë i rremë paralajmëroi për një sulm bërthamor në SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments