10 C
Tetovo
E premte, 10 Tetor, 2025
BallinaLajmeBotaTrump: E përfunduam luftën në Gaza

Trump: E përfunduam luftën në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se mbrëmë është arritur një “sukses historik” në Lindjen e Mesme.

“E përfunduam luftën në Gaza dhe, në fakt, në një nivel shumë më të gjerë, krijuam paqe. Mendoj se do të jetë një paqe e qëndrueshme, shpresoj një paqe e përjetshme,” – theksoi Trump.Ai shtoi se pengjet e mbetura pritet të lirohen “të hënën ose të martën.”

“Kthimi i tyre është një proces i ndërlikuar. Ata ndodhen në vende ku askush nuk do të donte të ishte,” – tha ai.Trump njoftoi se do të udhëtojë për në Egjipt, ku zyrtarisht do ta nënshkruajë marrëveshjen e paqes. Ai gjithashtu paralajmëroi një vizitë në Izrael.

“Një marrëveshje është nënshkruar tashmë në emrin tim, por do të bëjmë edhe një nënshkrim zyrtar,” – shtoi presidenti amerikan.Ai theksoi se Rripi i Gazës “do të rindërtohet gradualisht.”

“Besoj se do të shihni disa vende të jashtëzakonshme që do të përfshihen, do të investojnë shumë para dhe do të kujdesen për situatën,” – u shpreh Trump.

Ai falënderoi vendet që morën pjesë në negociatat për paqe në Egjipt, duke thënë se “i gjithë bota u bashkua” për ta arritur marrëveshjen.

“Njerëz që nuk pajtoheshin, që nuk e donin njëri-tjetrin, shtete fqinje që sinqerisht nuk duronin njëra-tjetrën, tani e bënë këtë… Të gjithë amerikanët duhet të jenë krenarë për rolin që luajti vendi ynë në përfundimin e këtij konflikti të tmerrshëm,” – përfundoi Trump.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments