Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e Papës së ri.
“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni, dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkroi Trump.