“A ju ka marrë malli për mua?” – Trump del me deklaratë të çuditshme pas shtrenjtimit të gazit.
Luftimet në Ukrainë, pasi Rusia nisi pushtimin e saj kanë bërë që çmimi i naftës dhe gazit në botë të ngritet ndjeshëm.
Rritja ka ngjallur një koment nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
“Çmimet më të larta të gazit në histori. A ju ka marrë akoma malli për mua”, tha shkurt Trump.orainfo.net
Trump kishte shkaktuar reagime edhe kur kishte “lavdëruar” një lëvizje të presidentit rus, Vladimir Putin, para se ai të niste pushtimin e Ukrainës.