Takimi mes Donald Trump dhe Vollodimir Zelenskit ka përfunduar pa epilog, pas debatit tensionues që u zhvillua mes presidentit të Ukrainës dhe atij të SHBA-ve, transmeton TV21.Marrëveshja nuk u nënshkrua, kurse për ndërprerjen e takimit ka folur Trump pas tij.
Ai tha se Zelenski i poshtëroi amerikanët, duke lënë të nënkuptojë se kjo është arsyeja që e dëboi të njëjtin nga Shtëpia e Bardhë.
Trump tha se Zelenski mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe.
“I poshtëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të vlefshëm Dhomë Ovale. Mund të kthehet kurdo që është i gatshëm për paqe”, shkroi Trump në rrjetin social “E vërteta”.
Ndërkohë, Zelenski është parë duke u larguar nga Shtëpia i Bardhë në gjendje të zymtë.