15.7 C
Tetovo
E enjte, 13 Mars, 2025
BallinaLajmeBotaTrump / Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump / Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump tha në Zyrën Ovale se palestinezët nuk do të dëbohen nga Gaza.

Një gazetar e pyeti rreth planit për dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës, shkruan nbc.

“Askujt nuk po i bëhet dëbim. Me kë je?”, pyeti Trump gazetaren e pranishëm në zyre ku ishte edhe kryeministri Irlandës Veriore, Micheal Martin.

Ajo u përgjigj se ishte nga Voice of America, një rrjet transmetimi ndërkombëtar i financuar nga qeveria federale amerikane. Presidenti u përgjigj “Oh, s’qenka çudi.”

Muajin e kaluar, presidenti kishte thënë se palestinezëve nuk do t’u lejohej kthimi në Rripin e Gazës dhe se aty do të ndërtohet një zonë turistike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments