-4.8 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBota“Trump, aleanca të dobësuara me Europën”, Corriere della Serra: SHBA e gatshme...

“Trump, aleanca të dobësuara me Europën”, Corriere della Serra: SHBA e gatshme t’i japë më shumë liri veprimi Rusisë dhe Kinës

Numri dy në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, JD Vance, tanimë përfaqëson të ardhmen e “Trumpizmit”.

Në një analizë të detajuar, Corriere della Serra shkruan se zv/presidenti Vance, në Mynih, “hodhi maskën” para gjithë botës. Kushdo që ende nuk kishte një ide të qartë për të, ai mundi ta bënte këtë në konferencën e të rëndësishme në Gjermani.

Sipas gazetës së përditshme italiane, zv/presidentit amerikan iu dha nderi që t’i shpjegonte establishmentit evropian se deri ku mund të shkojë rishikimi i rendit global i promovuar nga Shtëpia e Bardhë .

Vance sulmoi qeveritë aleate dhe i dha legjitimitet të djathtës ekstreme. Ai e bëri atë në tokën gjermane dhjetë ditë përpara zgjedhjeve legjislative në atë vend. Më shumë se Putini dhe Xi Jinping, evropianët duhet të ruhen kundër një “armiku të brendshëm”.“Nën udhëheqjen e Donald Trump, ne mund të mos pajtohemi me pikëpamjet tuaja, sepse do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën e denoncimit publik, bini dakord ose nuk pajtoheni. Përjashtimi i njerëzve nga jeta politike, hedhja poshtë shqetësimeve të tyre, mbyllja e mediave, manipulimi i zgjedhjeve është mënyra më e sigurt për të shkatërruar demokracinë. Nëse ju po vraponi nga frika e votuesve tuaj, Amerika nuk mund të bëjë asgjë për ju.”

Pasi kujtoi sulmet e fundit të frymëzuara nga xhihadistët në Gjermani, ai u shpreh se qytetarët evropianë nuk votuan për të hapur kufijtë për miliona emigrantë.

Vance krijoi panik në Evropë me ndërhyrjen e tij në Mynih. Tensionet mbi flukset e emigracionit të menaxhuara keq e kanë zhvendosur opinionin publik evropian në të djathtë duke filluar me Francën shumë kohë përpara se Trump të hynte në politikë. Lufta tregtare e gjen Kontinentin e Vjetër në një pozicion dobësie ekstreme, ekonomia e tij është e paaftë të mbajë ritmin me atë amerikane.

Zv/presidenti amerikan theksoi gjithashtu rëndësinë se Amerika është e shqetësuar për sigurinë evropiane dhe mendon se mund të arrijë një marrëveshje midis Rusisë dhe Ukrainës, por “Evropa duhet të bëjë përparim të madh drejt aftësisë për të mbrojtur veten e vetme”.  Ndër të tjera kërcënoi Putinin me sanksione të reja nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve të paqes.

Corriere della Serra shkruan se një rend i ri global po lind si ajo e Konferencës së Jaltës. Trump do të ishte i gatshëm t’i jepte Putinit dhe liderit kinez Xi Jinping më shumë liri veprimi, për të dobësuar aleancat me Evropën dhe Japoninë në këmbim të tregtisë botërore më të ekuilibruar në avantazh të SHBA-së.

Nëse elektroshoku i Vance do të zgjonte opinionin publik nga letargjia e tij gjeopolitike, do të ishte një nga ato krizat që e bëjnë Evropën të rritet.

Kthimi i shpinës në Evropë nuk është gjithashtu në përputhje me ambiciet e Vance dhe Elon Musk për të eksportuar Trumpizmin me sloganin Mega, ‘Bëje Evropën përsëri të Madhe’.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments