4.2 C
Tetovo
E enjte, 8 Janar, 2026
BallinaLajmeTrump: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale!

Trump: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, paraqiti statistika që sugjerojnë se 41.3% e familjeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara janë përfituese të ndihmës shtetërore.

Në këtë listë, Presidenti Trump ndan informacion mbi përdorimin e përfitimeve të ndihmës sociale nga familjet emigrante të kombeve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.

Sipas shifrave të paraqitura, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë për ndihmë sociale nga qeveria amerikane.

Brenda të njëjtës listë, përmendet edhe Kosova, ku 46% e familjeve marrin ndihmë sociale.

Këto tabela janë pjesë e një renditjeje të titulluar “Përqindja e Përfituesve të Ndihmës Sociale midis Emigrantëve sipas Vendit të Origjinës”, e cila tregon vlerat përqindjeje të familjeve emigrante që marrin ndihmë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës.

“Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria ka një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por është ende mbi nivelin 40%, duke e vendosur atë afër vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami”, raportojnë mediat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments