17.7 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeTrotuaret në Tetovë të zëna çdo ditë! Komuna thotë se po vepron,...

Trotuaret në Tetovë të zëna çdo ditë! Komuna thotë se po vepron, por tavolinat dhe shitësit kthehen pas pak orësh

Sot është ditë tregu në Tetovë dhe në këtë ditë, komuna u lejon shitësve ilegalë të shesin në rrugë. Por një situatë e ngjashme vërehet edhe në ditët e tjera, duke bërë që hapësira publike në qytet të uzurpohet. Përveç nga shitësit ambulantë dhe nga bizneset që nxjerrin produktet jashtë për t’i shitur, trotuaret zihen edhe nga tavolinat e kafeneve.Anketuam disa qytetarë të Tetovës në pjesën qendrore të qytetit. I pyetëm se a u pengon nëse kanë mjaftueshëm hapësirë të ecin lirshëm pa pengesa.

“Pengesa sa të dush. Si e sheh nuk ka asnjë rregull. Unë nuk e di sa duhet të jetë, unë flas për jashtë dhe për këtu. Ka dallime. Këtu kushtet nuk janë as për njerëzit invalid, s’kanë ku të ecin.”“Zënë janë, plot! A nuk e sheh se si janë rrugët!?.”

“Unë mendoj se shumë mirë janë karriget. Këtu njerëzit ulen, freskohen. Në përgjithësi ka zëra, por në përgjithësi mirë janë, nuk janë të zëna pse të flasim kot.”

“S’mundem  të flas se nuk kam ecur shumë andej, ama Tetova, këtu janë të korruptuar, me rrena dhe me gjithë të këqijat. Asnjë gjë s’gjen këtu dhe të thuash ky qenka tamam. Normal që duhet të lirohen. Kjo është ndërtuar për të ecur jo për të nxjerr tavolina. Hap dyqane, kam të njohur. Ti bëje këtë, unë do bëj atë.”

“Nuk është në rregulla asgjë, por do rregullohen ngadalë.”

Për këtë problem pyetëm kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ai thotë se inspektorati intervenon, por sipas tij, duhet ndërmarrë masa të tjera, përfshirë konfiskimin e tavolinave.

 “Është fakt që ka pasur raste kur ka intervenuar inspektorati. Janë larguar, por janë kthyer prapë. Por përsëri po them se është një luftë permanente, për shkak tendencës nga disa biznese private që shfrytëzojnë jashtë ligjit disa hapësira publike dhe lufta jonë është e përditshme dhe gati në përditshmëri apo çdo javë kemi aksione të tilla të inspektoratit. Edhe në trotuar edhe aty ku ka hapësirë më shumë se një metër e gjysmë që të lejohet që së paku një metër e gjysmë të jetë trotuar dhe në ato pjesë ku ka kushte jepet  leje ashtu si në shumicën e vendeve evropiane”, u shpreh Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës.

Inspektorati komunal ka ndërhyrë disa herë për t’i liruar hapësirat, por pas disa orësh situata rikthehet si më parë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments