0.7 C
Tetovo
E martë, 24 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTRENÇEVSKA: NË AFAT SA MË TË SHKURTËR – PAGA MINIMALE 18.000 DENARË

TRENÇEVSKA: NË AFAT SA MË TË SHKURTËR – PAGA MINIMALE 18.000 DENARË

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, ka paralajmëruar se paga minimale deri në 18.000 denarë do të rritet në afatin sa më të shkurtër, derisa në 20.000 do të rritet deri në fund të mandatit të saj.

Por, ajo nuk ka saktësuar se cili do të ishte afati më i shkurtër i rritjes së pagës minimale deri në 18.000 denarë, port tha se së pari duhet të arrihet marrëveshje me partnerët social që të arrihet zgjidhja në interesin e të gjithë palëve.

Trençevska ka paralajmëruar se të Hënën në Këshillin Ekonomiko-Social me partnerët social, me sindikatat dhe punëdhënësit do të hapet kjo çështje. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Zv/Kryeministri Fatmir Bytyqi dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lidhja e Sindikatave me muaj të tërë kërkon që paga minimale të rritet në 18.000 denarë. Paga minimale për momentin është 15.194 denarë dhe sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave rreth 110.000 të punësuar në vend paguhen me rrogë minimale./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments