4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTregu i Gostivarit do të hapet të martën

Tregu i Gostivarit do të hapet të martën

Tregu i madh në Gostivar  nga e martja  i hap dyert për shitësit dhe blerësit. Hapjen e tregut e paralajmëroi  kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari në mbledhjen e fundit të shtabit të krizave që u mbajt sot.

Tregtimi duhet të zhvillohet  sipas rregullave të caktuara të cilat mund të jenë në drejtim të mbrojtjes si të blerësve ashtu edhe të shitësve.

“Biseduam me pronarët e ndërmarrjes  e cila menaxhon me tregun  që nga e martja  e ardhshme  të fillojë me punë. Megjithatë,  do të sigurohen  edhe kushte të cilat rekomandohen  si  masa mbrojtëse.  Tezgat dhe vendet shitëse të jenë në distancë më të madhe, ndërsa shitësit dhe blerësit  të mbajnë maska në fytyrë. Me ç’rast  si shumë e rëndësishme  do të jetë të mbahet llogari për numrin e njerëzve të cilët do të hyjnë  në treg  dhe kjo duhet të rregullohet  që të mos ketë rëmujë”, deklaroi Arben Taravari kryetar i komunës së Gostivarit.

Vërtetim se bëhen përgatitje për  hapje të sërishme të tregut ka te pronarët e kompanisë e cila menaxhon  me tregun e Gostivarit, prej ku për MIA-n thanë se zbutja e masave rrigoroze e mundëson atë.

Dita e fundit e tregut ishte kah fundi i muajit Mars,  kur kishte shumë njerëz, pas së cilës vijuan reagimet në opinion. Shtabi i krizave kërkoi  si një nga masat  parandaluese kundër përhpajes së koronavirusit, pronarët ta mbyllin.

Tregu i Gostivarit është i llojit të hapur dhe një nga tregjet më të mëdha  në vend./MIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments