28.4 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaLajmeTregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit u rrit për 22.5%

Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit u rrit për 22.5%

Në qershor të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregti me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur për 22.5 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Shikuar sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit u rrit nominalisht për 31.5 përqind dhe në terma realë për 22.5 përqind, në Tregtinë me pakicë të produkteve jo-ushqimore, përveç karburanteve u rrit nominalisht për 9.2 përqind dhe në terma realë për 5.2 përqind, në Tregtinë me pakicë, përveç karburantit u rrit nominalisht për 20.4 përqind dhe në terma realë për 13.9 përqind, dhe në Tregtinë me pakicë të karburanteve për automjete u rrit në terma realë për 8.3 përqind dhe në terma nominalë për 0.7 përqind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments