11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTre ushtarë hungarezë u plagosën me armë zjarri nga protestuesit në veri

Tre ushtarë hungarezë u plagosën me armë zjarri nga protestuesit në veri

Tre ushtarë hungarezë janë plagosur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga protestuesit serbë të hënën në veri të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, ku thuhet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu thuhet se nga zhvillimet e ditës së hënë në veri kanë mbetur të plagosur 30 ushtarë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, 11 ushtarë janë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez.

“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës së djeshme në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit. Lëndimet e tyre nuk janë të rrezikshme për jetën”, thuhet në komunikatën për media.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

    © SYRI.net

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments