4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTre televizione bullgare në hapësirën mediatike të Maqedonisë

Tre televizione bullgare në hapësirën mediatike të Maqedonisë

Tre televizione bullgare me përmbajtje programore të ndryshme prej sot janë të pranishme në hapësirën mediatike të Maqedonisë. Lejen për transmetim në vend e kanë marrë para dy javësh, ndërsa për momentin mund të shihen në territorin e Komunës së Strumicës përmes operatorit kabllovik Net kabel. Në negociata janë edhe me operatorët e tjerë lokal kabllovik për transmetim përmes rrjetit të tyre në territorin e të gjithë shtetit.koha.mk

Bëhet fjalë për TV Evropën, televizioni i parë bullgar i lajmeve, Velnes TV, televizioni i parë bullgar dhe evropian velnes kushtuar sportit, ushqimit të shëndetshëm dhe zhvillimit të fëmijëve dhe TV Turizmi, televizion i cili ofron informacione për oferta dhe destinacione turistike.

Siç theksoi drejtori programues i TV Evropës, Lubomir Popov në prezentimin e sotëm në Shkup, televizioni privat ekziston për 18 vite dhe 24 orë në ditë, çdo 30 minuta, ofron lajme nga Bullgaria, Evropa dhe bota, me theks tek lajmet e Evropës, si edhe lajme sportive nga e gjitha bota çdo orë.

Në televizion punojnë rreth 100 persona dhe i ka nga 20 deri në 25 korrespondentë nga Bullgaria dhe 10 nga Evropa. Transmetohet përmes operatorëve kabllovik dhe përmes programit satelitor. Për momentin televizionin e ndjekin 600 deri në 700 mijë shikues në Bullgari dhe vizioni i tyre është të arrijnë deri në një milion. Shumë shpejtë planifikojnë të hapin edhe studio në Shkup.

Themeluesi i TV Velnes, Ivan Todorov theksoi se televizioni ekziston prej vitit 2015 dhe transmeton program në Bullgari dhe Kroaci, nga fillimi i vitit në Ukrainë dhe para ca kohësh edhe në Maqedoni.

“Hapni sytë për jetë më të mirë është motoja jonë dhe shpresoj se atë do ta sjellim në shtëpinë tuaj”, porositi Todorov.

TV Turizmi për 10 vjet ekziston në hapësirën mediatike bullgare dhe siguron informacione për të gjitha llojet e shërbimeve turistike dhe t’i promovojë risitë në sferën e turizmit në Bullgari dhe në botë. Televizioni i ofron mbi 50.000 orë program dokumentar për më shumë se 10.000 lokacione turistike dhe destinacione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments