Presidenti dhe kryeministri i Bullgarisë duan që Maqedonia t’ua garantojë bullgarëve të drejtat e tyre. Rumen Radev dhe Kirill Petkov reaguan pasi bullgarët në Maqedoni, siç thonë ata, nuk ishin numëruar.
“Ata nuk guxojnë që të shprehen në mënyrë të hapur se janë bullgarë duke marrë parasysh se mbi 120 mijë qytetarë me dokument për prejardhjen e tyre kanë dëshmuar se janë bullgarë. Kjo do të thotë se duhet të vazhdojmë me politikën e vetos derisa nuk marrim garanci të qarta”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.