Të punësuarit e ndërmarrjes “Ujësjellësit dhe kanalizimit” në Tetovë u ngritën në protestë, pasi siç thonë se ata që janë të punësuar me vendim kanë dy muaj e gjysmë pa marrë rroga, ndërsa ata me kontrata kanë 3 muaj e gjysmë pa paga! Ankohen se në ndërmarrje paguhen mbi 80 të punësuar, ndërsa vetëm 6 a 7 punojnë realisht në terren.