7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTre muaj nga publikimi i borxhit të Komunës së Tetovës, ende nuk...

Tre muaj nga publikimi i borxhit të Komunës së Tetovës, ende nuk ka detaje si dhe pse u krijua ky borxh (VIDEO)

https://portalb.mk/787910-tre-muaj-nga-publikimi-i-borxhit-te-komunes-se-tetoves-ende-nuk-ka-detaje-si-dhe-pse-u-krijua-ky-borxh-video/

Dje u bënë tre muaj që nga publikimi i borxhit të Komunës së Tetovës i cili ishte mbi 24 milion euro. Ende nuk ka detaje konkrete se pse konkretisht është bërë ky borxh, kur dhe nga kush. Në rreth katër muaj qeverisje me Komunën e Tetovës, kryetari Kasami thotë se ky borxh është zvogëluar rreth një milion euro, ndërsa shtatë milion tjera janë në përmbarim dhe llogaria e komunës është e bllokuar. Nga Komuna nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske për detaje rreth borxhit, shkruan Portalb.mk.

Me këtë borxh, Komuna e Tetovës është një ndër komunat me boxhin më të madh në vend. Kryetari i Komunës thotë se gjatë  qeverisjes së tij me komunën është zvogëluar rreth një milion euro, por mbetet e paqartë nëse borxhi është rritur me rikalkulimin e kamatave të dënimeve në përmbarues.

“Atë të cilën ne e kemi konstatuar, ai borxh është zvogëluar diku 1 milion euro, por ndërkohë kemi situatë kur për shkak se kemi 7 milionë euro në përmbarim, ne e kemi evidentuar borxhin i cili ka qenë në vendimet e përmbarimit, por nga ai moment ka rikalkulim të kamatave të dënimit të cilat nuk mund t’i dimë sot. Pra, ato kamata kalkulohen në momentin përmbarimit apo  realizimit të vendimit për përmbarim, pra sa do të jetë mbi atë 7 milionë të konstatuar, ne do ta dimë nga momenti kur do të realizohen të gjithë ato vendime të përmbarimit të cilat janë në procedurë të realizimit”, tha Kasami.

Ndër të tjera ai shprehet se beson që borxhi nuk do të rritet më shumë se që e kanë bërë shlyerjen diku mbi 1 milion euro.

“Sepse në ato vendime të përmbarimit ka edhe shumë kompani me të cilat ne jemi në përmbyllje të marrëveshjeve me çka kamatat e dënimit nga gjithë ato vendime do të tërhiqen nga kompanitë dhe besoj që një pjesë e atyre kamatave do të shlyhen. Por edhe njëherë sa mund të jetë pjesa e kamatave të rikalkuluara tani nuk mund ne ta themi, besoj fuqishëm që neto borxhi është zvogëluar, por nuk mund të jepen shifra të sakta, sepse nuk e dimë diferencën e borxhit nga ajo e konstatuar në  vendimet e përmbarimit dhe në momentin e realizimit që do të vjen përmes përmbaruesve”, shton Kasami.

I pyetur nga Portalb.mk se për çfarë konkretisht është bërë ky borxh kaq i lartë dhe nga kush, Kasami thotë se kjo është pjesë e revizionit.

“Ne jemi në fazën e angazhimit të kompanisë private që do të merret me revizionin dhe aty do të sigurohet struktura e borxhit, edhe struktura kohore por edhe struktura e komitentëve ndaj të cilëve e kemi borxhin”, tha Kasami.

Për atë se a kanë filluar t’i kthejnë paratë në buxhetin e Komunës personat e angazhuar me kontrata në vepër, Kasami tha se ka komplikime në këtë drejtim pasi këta kontrata nuk kanë qenë të evidentuara në kontabilitet dhe se janë regjistruar si shpenzime.

“Jemi në fazë të procesimit të informatave nga aspekti financiar. Ne duhet të gërmojmë në financa për të gjetur informacion gjatë vitit 2021, sa është paguar secili person për t’i kërkuar zyrtarisht t’i kthejnë paratë. Nëse nuk i kthejnë paratë në afatin e paraparë, atëherë do të konstatohet shuma konkrete që ka dëmtuar buxhetin, për çka do të nisim procedurë në institucionet përkatëse”, tha Kasami.

Ndërkaq si pasojë e llogarisë së bllokuar të komunës ende nuk është bërë pagesa e komisionerëve zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit

Redaksia jonë u drejtua edhe me pyetje shtesë deri te Komuna e Tetovës për sa i përket borxhit të Komunës, por deri në këto momente nuk kemi përgjigje. Këto janë pyetjet për të cilat kërkojmë përgjigje nga Komuna e Tetovës:

  1. Sa është zvogëluar borxhi gjatë kësaj periudhe që kryetari Bilall Kasami është në krye të Komunës? Si është zvogëluar?
  2. Kush konkretisht e ka bërë borxhin, kur dhe pse?
  3. Kasami fiks sot dy muaj tha se një pjesë e kompanive të cilave Komuna e Tetovës u ka borxh, të njëjtët janë dakorduar t’ia falin një pjesë, çfarë është bërë në këtë drejtim?
  4. Njëjtë sot para dy muajsh tha se keni krijuar plan për uljen e borxhit, të cilin do e shpalosnit ditëve në vijim me detaje, por kanë kaluar dy muaj dhe kjo nuk u bë, pyetja është se cili është ky plan dhe kur do e prezantoni?
  5. A keni ndërmarrë hapa konkret për këtë?
  6. A do të kërkoni përgjegjësi penale në prokurori për borxhin, ndaj kujt, kur? N[se jo, atëherë  kush e krijoi borxhin në mënyre legale?Rikujtojmë që borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës kur u publikua në fund të muajit nëntor 2021 ishte mbi 24 milion euro, prej të cilave Komuna me mbi 14 milion euro borxh, NPK “Tetova” mbi 9.6 milion euro, NP “Parkingu i Qytetit mbi 87 mijë euro dhe shkollat mbi 77 mijë euro.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments