Tre javë para fillimit të vitit shkollor veçmë dihet se libra të shtypura nuk do të ketë për nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë, sepse ende nuk është zgjedhur firma e cila do ti botojë ndërsa vijon edhe zgjedhja e autorëve për librat.
Pët tu tejkaluar këto probleme në Byronë për zhvillimin e arsimit ka material përgaditor mësimor për tre muajt e parë thonë nga MASH.
Por sa do të jetë i sukseshëm koncepti i arsimit fillor për të cilin nevioten pasije teknologjike bashkëkohore pyetëm drejtorin e Byrosë prë zhvillimin e Arsimit Zekirija Hasipi, i cili përmes një komunikate theksoi se reformat në arsim në pothuajse çdo vend në botë, drejtohen dhe mbështeten në dokumente ndërkombëtare të cilët përcaktojnë kornizën, trendet dhe kahjet e politikave arsimore.
Këtë kornizë, këto trende dhe kahje të politikave arsimore i ndjek edhe RMV.
“Koncepti i ri i arsimit fillor njeh nevojën për ndryshim bazuar në njohuri të reja për zhvillimin e arsimit cilësor, trendet botërore dhe evropiane të arsimit bazuar në kompetenca .Standardet nacionale për arritjet e nxënësve në fund të arsimit fillor, digjitalizimin e arsimit, si dhe të gjitha përvojat dhe aspiratat tona të mëparshme për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat tona”.
Byroja për digjitalizimin e arsimit, reformë për një arsimim cilësor
Sipas tij standardet nacionale imponojnë nevojën për të bashkuar disiplinat e lidhura me mësimdhënien në një lëndë thelbësore (siç janë Shkencat Natyrore dhe Historia dhe Shoqëria), dhe kjo reformë ka qenë mëse e nevojshme.
“Lënda mësimore Historia dhe shoqëria përfshin tema përmbajtje që i përkasin historisë, pjesë të gjeografisë, edukimit qytetar dhe disiplinave të tjera shoqëroro-humanitare dhe së bashku me lëndën shoqëria, drejtpërdrejt dalin nga fusha Shoqëria dhe kultura demokratike nga Standardet nacionale. Kjo fushë mësohet vazhdimisht, së pari përmes lëndës së Shoqërisë (klasa I-III) dhe nga klasa IV përmes lëndës Historia dhe shoqëria”.
Qëllimi i programeve të reja mësimore është ti mësojë nxënësit nga mosha e re të kenë qasje kritike ndaj informacioneve që marrin dhe të njejtat ti përpunojnë në vend se të besojnë çdo informacioni që plasohet thonë nga Byroja për zhvillimin e arsimit.