12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiTrashet kuleta e partive politike në Maqedoni, miliona euro në llogaritë e...

Trashet kuleta e partive politike në Maqedoni, miliona euro në llogaritë e tyre

Ministria e Financave ka bërë transferimin e parave tek partitë politike në Republikën e Maqedonisë.

Fondet vjetore për partitë politike janë ndarë në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare.

Sipas një formule të mirë-përcaktuar pjesa më e madhe e këtij buxheti i shkoi VMRO-së, e cila mori 1. 491. 000 euro, LSDM – 1.323.000 euro dhe BDI 677.800 euro.

Pjesa tjetër e partive me numër më të vogël të votave kanë marrë pjesën tjetër të buxhetit. Në llogarinë e Aleancës për Shqiptarët kanë dalë 276 mijë euro, e Majta ka marë 236 mijë euro, Lëvizja Besa 213 mijë euro, Alternativa 163 mijë euro etj.

Partitë edhe më të vogla ka marë nga rreth 100 mijë euro. (INA)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments