10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTramp konfirmoi se SHBA ka kryer kiber sulme ndaj Rusisë

Tramp konfirmoi se SHBA ka kryer kiber sulme ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për gazetën Ushington post konfirmoi se SHBA në vitin 2018 kanë kryer kiber sulme kundër Rusisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Tramp theksoi se sulmet ishin pjesë e politikës më të gjërë për kundërshtim të Rusisë në mbarë botën, me ç’rast duke shtuar se “askush nuk ka qenë më i ashpër me Rusinë”.

Ai në intervistë për Uashington post theksoi se vendimi për sanksionim të sulmit të tillë virtual është themeluar në informata nga inteligjenca amerikane për përzierje të mundshme të Moskës në zgjedhjet e kongresit në vitin 2018.

Ish presidenti Barak Obama “para zgjedhjeve e ka ditur se Rusia luan rreth kësaj…por nuk tha asgjë. Nuk bëri asgjë sepse ishte i bindur në fitoren e Hillarit”, theksoi Tramp.

Për kiber sulmet amerikane kundër urdhëresave ruse në internet është shkruar më gjërë në mediat amerikane, por asnjëherë deri tani nuk ishte konfirmuar personalisht nga presidenti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments