Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se Izraeli do të jetë “lideri” i sulmit potencial ushtarak ndaj Iranit, nëse Teherani nuk heqë dorë nga programi i vet për armë bërthamore.
Mediumet amerikane transmetojnë se Trampi këtë e deklaroi para bisedimeve amerikano-iraniane të caktuara për këtë fundjavë në Oman.
Presidenti amerikan paraprakisht këtë javë deklaroi se bisedimet do të jenë “të drejtpërdrejta”, përderisa Irani që prej më herët angazhimin e vet e redfukton vetëm në bisedime 2indirekte” me SHBA-në.
SHBA-ja tashmë është e shqetësuar sepse Teherani është më afër se kurdo herë drejt armatimit funksional bërthamor, shkruajnë mediumet amerikane.
Në vitin 2025, SHBA-ja dhe fuqitë e tjera botërore arritën marrëveshje afatgjate, gjithpërfshirëse bërthamore me të cilën Teherani e kufizon pasurimin e uraniumit në këmbim për heqjen e sanksioneve. Por, në vitin 2018 Trampi në mënyrë të njëanshme e tërhoqi SHBA-në nga marrëvehsja bërthamore, duke e quajtur “marrëveshjen më të keqe deri më tani”.