Shkendija e Tetovës,i befasoi gjigantët rumunë FCSB me rezultatin 1:0 dhe do të udhëtojë me një avantazh në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas shtatë ditësh në Bukuresht.
Trajneri i FCSB-së, Elias Haralambous, është i zhgënjyer me performancën e lojtarëve të tij dhe pranoi se rumunët i shpëtuan një humbjeje më bindëse.
“Të them të drejtën, nuk ka shumë për të thënë sot. Nuk luajtëm mirë, nuk bëmë asgjë. Kjo është arsyeja pse them se nuk ka shumë për të komentuar: nuk ishim në fushë sot. Tarnovanu na shpëtoi në fund, ata mund të kishin shënuar më shumë gola”, tha Haralambous në konferencën për shtyp pas ndeshjes në Shkup.