Prokurori Trajçe Polivanov do të jetë kryetar i përkohshëm i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi kryetarja Villma Ruskovska u suspendua nga puna e saj.
Ky vendim është marrë sot në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe do të jetë i vlefshëm deri në zgjedhjen e kreut të ri, sepse mandati i Ruskovskës i skadon në nëntor.
Më pas do të duhet të hapet konkurs dhe përzgjedhja do të bëhet për herë të parë me votim të të gjithë prokurorëve.
Polivanov ishte edhe pjesë e Prokurorisë Speciale Publike.