Drejtori i rrugëve shtetërore tha se segmenti Gostivar-Bujkoçan është pjesa më e vështirë e korridorit tetë dhe është një ndër pjesët më të shtrenjta; ai tha se ky segment ka 31 kilometra ku në mbi 11 kilometra traseja është hapur dhe është duke u punuar. ata vite.“Kjo pjesë është 31 kilometra, është hapur traseja dhe punohet në mbi 11 kilometra, dhe ju e shihni edhe cilat janë aktivitetet që kryhen këtu. Të pranishëm janë rreth 600 të punësuar në këtë pjesë dhe mbi 500 makineri, punojnë për momentin këtë pjesë. Dua të them se është njëri nga më të vështirët, ku njëkohësisht është edhe më vështira por edhe më e shtrenjtë, rrugë që e bëjmë ne në Republikën e Maqedonisë”, pohoi Koce Trajanovski – Drejtor I Rrugëve Shtetërore.
Zëvendës-ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Nicole Varnes, tha se ky korridor nuk përfaqëson vetëm një rrugë, por edhe lidh lindjen me perëndimin, dhe korridori tetë është një aset strategjik.“Ky projekt përfaqëson më shumë se infrastrukturë. Përfaqëson përkushtimin tonë të përbashkët drejt integrimit rajonal, gatishmërisë së NATO-s dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Korridori i 8-të do të transformojë ekonominë e Maqedonisë së Veriut duke lidhur lindjen me perëndimin, duke lehtësuar shkëmbimet tregtare dhe duke krijuar mundësi për qytetarët tuaj. 40 kilometrat që janë në ndërtim e sipër ndërtojnë këtë urë. Si një aleate e NATO-s, Maqedonia e Veriut është një pjesë e veçantë e gatishmërisë së NATO-s dhe rezistencës. Korridori i 8-të është një aset strategjik që do të mundësojë lëvizjen e shpejtë të pajisjeve dhe personelit, duke kontribuar në rritjen e stabilitetit dhe mbrojtjes”, deklaroi Nicole Varnes – zv. ambasadore e SHBA-së.
Punët në korridorin tetë filluan në vitin 2023, fillimisht u tha se ky projekt do të përfundojë në fund të vitit 2027, i njëjti premtim sot u ndryshua. Ndërkaq, rruga Kërçovë-Ohër, edhe pse ka filluar të ndërtohet para 10 viteve, akoma nuk është përfunduar.
