Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka treguar fytyrën e vërtetë të antisportistit. Pasi Serbia shënoi golin e dytë, Stojkoviqi shau shqiptarët derisa festonte.
Por festa nuk i zgjati shumë. Shaqiri e Xhaka me shokë fituan 3:2 dhe dërguan Stojkoviqin dhe serbët tjerë në shtëpi.
Mediat kroate kanë shkruar se sjellja e Stojkoviqit është skandaloze.
Për herë të dytë provokimeve të rënda të serbëve, madje edhe sharjeve, u përgjigjen Shaqiri e Xhaka që bënë krenarë miliona shqiptarë.