-7 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaLajmeToshkovski shkarkon shefat e policisë në Shtip dhe Koçan.Deri më tani 18...

Toshkovski shkarkon shefat e policisë në Shtip dhe Koçan.Deri më tani 18 persona të arrestuar, 16 të ndaluar dhe 71 persona të intervistuar për tragjedinë në Koçan

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka marrë vendim për shkarkime në pozitat udhëheqëse në SPB-Shtip dhe Koçan. Nga detyra janë shkarkuar: Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip, Zëvendësshefi i SPB Shtip, Shefi i Njësisë së Policisë në Shtip, Shefi i Njësisë për Polici Kriminalistike në Shtip, Shefi i Njësisë për Punë të Brendshme në Koçan, Komandanti i Stacionit Policor me Juridiksion të Përgjithshëm në Koçan, Shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Koçan.Për rastin e zjarrit në diskotekën e Koçanit deri më tani janë arrestuar 18 persona, ndërsa 16 persona janë ndaluar. Janë intervistuar gjithsej 71 persona, 42 prej tyre në Shkup dhe 29 në Koçan. 14 persona janë dënuar me paraburgim prej 48 orësh, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ndalimi është caktuar për 11 persona për dyshimin e bazuar për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa për tre persona është caktuar masa e ndalimit për “operim jo të rregullt”.

Toshkovski, në një konferencë për media në MPB, informoi sot se i arrestuari i fundit akuzohet për “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” në lidhje me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, si dhe është nënshkrues i njërit prej dokumenteve të nevojshme për vënien në funksion të klubit kabare.

“Ka baza që shkojnë në atë se dokumentet thelbësore janë përpiluar në mënyrë të kundërligjshme, paushall, pa konstatuar gjendjen faktike, të cilat kanë qenë parakusht në procedurën e mëtutjeshme për vënien në funksion të kabaresë në fjalë”, tha Toshkovski.

Masa e paraburgimit  afatshkurtër propozohet në raste veçanërisht të ndërlikuara, kur është e nevojshme të mblidhen një vëllim më të madh të provave për të shqyrtuar të gjitha rrethanat dhe mundësisht për fillimin zyrtar të hetimit.

Kjo masë, e parashikuar në nenin 170 të Kodit të Procedurës Penale, mund të shqiptohet  më së shumti dy herë nga 48 orë, pa u lëshuar urdhër formal për zbatimin e procedurës hetimore.

Kjo i mundëson prokurorit publik ta mbajë personin për të cilin ekziston dyshim më gjatë se ndalimi bazë policor 24-orësh. Qëllimi i kësaj dispozite ligjore është që prokurori publik të ketë kohë të mjaftueshme, veçanërisht në rastet e vështira dhe komplekse, për të ndërmarrë të gjitha aktivitetet dhe për të përcaktuar faktet dhe rrethanat, si dhe karakteristikat dhe veprimet specifike të personit që do të shqyrtohet më tutje në procedurën hetimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments