Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka theksuar se vendimi për aktivizimin e sistemit “Safe City” është një vendim që mbron drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
“Votimi i i Ligjit për Kundërvajtje është një konfirmim i qartë se kur ka guxim politik dhe përgjegjësi, mund të merren vendime që mbrojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Mirënjohje e sinqertë për të gjithë deputetët që mbështetën ligjin dhe treguan se siguria në trafik, mbrojtja e jetës njerëzore dhe interesi publik janë më të rëndësishme se politika ditore. Me këtë vendim, Parlamenti dërgoi një mesazh të fortë se shteti më në fund po ndërmerr hapa sistematikë kundër kaosit në trafik dhe humbjes së pakuptimtë të jetëve njerëzore”, tha Toshkovski.
Toshkovski falemnderoi qytetarët, duke theksuar se në periudhën e testimit kanë treguar rezultate ndërgjegjësuese.
“Falënderime të veçanta për qytetarët. Gjatë periudhës së testimit, ata treguan se dinë, munden dhe duan të jenë pjesë e zgjidhjes. Duke ndryshuar sjelljen e tyre në trafik, duke respektuar rregullat dhe duke rritur ndërgjegjësimin, qytetarët kontribuan drejtpërdrejt në një siguri më të madhe dhe në uljen e aksidenteve rrugore, lëndimeve dhe viktimave. “Qyteti i sigurt” nuk është një sistem për ndëshkim, por një sistem për shpëtimin e jetëve, ndërsa pikërisht qytetarët janë ata që e kuptuan të parët këtë”, theksoi Toshkovski.
Kujtojmë se dje me 81 vota “për” dhe 19 “kundër” dhe pa të përmbajtur Kuvendi e votoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga që nga 1 shkurti të fillojë sistemi për regjistrim automatik dhe sanksionim të kundërvajtjeve.
