Hetimet për tragjedinë në Koçan ende janë në vazhdim. Deri tani janë dyshuar 68 persona fizikë dhe tre juridikë. Në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për veprime selektive, MPB-ja ka vepruar ekskluzivisht në bashkëpunim dhe me urdhër të prokurorit publik, pa marrë parasysh nëse ka qenë burrë apo grua, për person nga Shkupi apo Koçani apo për përkatësi të ndryshme politike. Punohej vetëm nga aspekti i ndriçimit të tragjedisë, në mënyrë që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin. Nëse ishte kështu në të kaluarën, aksidente të tilla nuk do të ndodhnin vazhdimisht, nëse kishte qasje tël tillë serioze gjatë hetimeve, kapacitetet e shtetit do të ishin ndryshe nga ato që janë tani, tha pasdite ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Duke iu përgjigjur pyetjes që ia parashtroi deputeti, Rexhep Ismail, Toshkovski edhe një herë tha se opinioni sot edhe atë si mund të bëjë dallim në veprimet, në mënyrën se si ato zbatohen tani dhe si janë zbatuar vitet e fundit.
“Dallimi është i madh në aspekt të asaj se si u veprua në këtë lëndë, e si në tragjeditë e tjera, ku humbën jetën 75 persona. Edhe qytetarët bëjnë dallimin. Deri tani nuk është bërë asnjë kallëzim nga MPB-ja për tri raste tragjike dhe nuk ka pasur asnjë të dyshuar. Tani MPB-ja ka ngritur katër kallëzime penale kundër të gjithë personave, për të cilët në bashkëpunim me prokurorin publik u konstatua lidhje me ngjarjen dhe ekzistojnë baza dyshimi. Për herë të parë për një ministër, tre kryetarë komunash dhe disa ministra të Ekonomisë ka masa për të siguruar praninë”, potencoi Toshkovski.
Ai paralajmëroi se të martën opinioni do të shohë se çfarë duhet ndërmarrë që të kemi, siç tha, një shtet normal.
“Fatkeqësisht, për nëntë muaj nuk mund ta ndryshojmë atë që është e kalbur në 30 vitet e fundit, por mund të tregojmë dallim, se vërtet ka mundur të jetë ndryshe edhe atë po e tregojmë”, theksoi Toshkovski.
Ismail tha se nuk është i kënaqur me përgjigjen dhe vlerësoi se Toshkovski duhet të japë dorëheqje.