Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tha për TV21 se i erdhi turp kur lexoi deklaratën e Gjykatës pas pamjeve të ish-drejtorit të UBK-së, Sasho Mijalkov, duke zbritur nga një veturë luksoze në Monte Karlo.
“Pas vendimit të një gjyqtari e kanë dorëzuar njoftimin përkatës në ministrinë përkatëse, pra tani kë po mashtrojnë, popullin maqedonas, qytetarët maqedonas, kë po mashtrojnë? Vendimin për lirim me kusht dhe vendimin për kthimin e pasaportës e merr kushdo që ka përgjegjësi, as Prokuroria, as Ministria e Brendshme, as Ministria e Kulturës dhe as ju si gazetar. “Nuk e di si nuk i ka ardhur turp atij që ka shkruar atë deklaratë… të shkruaj normalisht që është marrë vendim për kthim, që pasaporta është dorëzuar në MPB për t’i kthyer personit në fjalë. “, thotë Toshkovski.