10.4 C
Tetovo
E premte, 30 Maj, 2025
BallinaLajmeToshkovski: Pas Kosovës, “One Stop Shop” do të fillojë të zbatohet edhe...

Toshkovski: Pas Kosovës, “One Stop Shop” do të fillojë të zbatohet edhe me Serbinë dhe Shqipërinë

Pasi One Stop Shop u realizua në dy pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në Bllacë dhe në Jazhincë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovksi tha se këto projekte do të zbatohen edhe me Shqipërinë dhe Serbinë. Toshkovski tha se kudo që është e mundur, të zbatohet në afat sa më të shkurtër në mënyrë që qytetarët e Ballkanit të mund të komunikojnë dhe të lëvizin sa më shpejtë.

“Projekti i zbatimit të “One stop shop” do të vazhdojmë edhe më tej ta zbatojmë me Republikën e Serbisë. Gjithashtu do ta zbatojmë edhe me Republikën e Shqipërisë. Te të gjithë kufijtë, ku është i mundshëm ta zbatojmë, ta zbatojmë në afatin sa më të shkurtër me qëllim që qytetarët e Ballkanit të kenë mundësi të komunikojnë, të lëvizin dhe t’i realizojnë ato të drejta sa më shpejtë, sa më shpejtë në kuadër të kufijve të cilët i kemi si shtet”, tha ministri Toshkovski

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments