12.1 C
Tetovo
E shtunë, 19 Prill, 2025
BallinaLajmeToshkovski nga Prishtina: Faza tjetër është zbatimi i “One Stop Shop” në...

Toshkovski nga Prishtina: Faza tjetër është zbatimi i “One Stop Shop” në vendkalimin kufitar në Jazhincë

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski me ftesë të ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ka qëndruar për vizitë zyrtare në Prishtinë. Siç bëhet e ditur, Toshkovski e Sveçla janë takuar për të vlerësuar zbatimin e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë-Hani i Elezit.

“Takimi ishte për të vlerësuar zbatimin e sistemit One Stop Shop që u lëshua zyrtarisht javën e kaluar në pikën kufitare Bllacë-Hani i Elezit, si dhe për të koordinuar hapat e ardhshëm për të forcuar më tej lidhjen ndërkufitare. Faza tjetër e këtij bashkëpunimi është implementimi i sistemit në vendkalimin kufitar “Jazhincë-Glloboçicë”, i cili duhet të realizohet në periudhën e ardhshme. “Sistemi One Stop Shop për udhëtarët nënkupton një kontroll në vend të dy, pritje më të shkurtra dhe përvojë më të mirë, ndërsa për shërbimet – punë më efikase, koordinim më i mirë dhe luftë më e fortë kundër aktiviteteve ilegale, ndërsa për dy vendet tona është kapitull i ri i lidhjes me transport më të shpejtë, më shumë tregti, turizëm dhe miqësi”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Në takim u shqyrtua edhe bashkëpunimi aktual mes dy ministrive dhe forcave policore dhe mundësia e avansimit të tij në fushën e shkëmbimit të informacionit dhe luftës kundër krimit i cili nuk njeh kufij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments