9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeToshkovski-Ministër i MPB: Përpjekjet për të përhapur tensione ndëretnike me kishën në...

Toshkovski-Ministër i MPB: Përpjekjet për të përhapur tensione ndëretnike me kishën në Gallatë kanë dështuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se ekzistojnë, siç tha, “shkaba” politike të cilat shkaktojnë tensione ndëretnike përmes problemit me kishën në Galate. Sipas tij, kjo është dëshmi e akuzave për destabilizimin për të cilat paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në intervistë për TV Tellma, ministri Toshkovski vlerësoi se përpjekjet për përhapjen e tensioneve ndëretnike janë të pasuksesshme dhe se Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masa për të parandaluar plotësisht përpjekjet e tilla.

Ai theksoi se për pastrimin e rrethinës së kishës në Galate, komuna Vrapçisht, nuk ka pasur informacione as në Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM).

“Gjithçka që ndodhi, sipas asaj që pashë, të paktën në xhirimet e publikuara, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar për të nxehur tensionet ndëretnike. Përpjekja e djeshme e disa shkabave politike për të nxitur, shtrembëruar situatën aktuale në drejtim të tensioneve ndëretnike. Nëse kjo nuk është dëshmi se ajo që kemi thënë në periudhën e kaluar, për faktin se do të ketë përpjekje në këtë periudhë kohore, në drejtim të destabilizimit, atëherë nuk e di se çfarë do të ishte”, deklaroi ministri Toshkovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments