21.3 C
Tetovo
E shtunë, 16 Gusht, 2025
BallinaLajmeTop Channel-video/ Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistët shijojnë natyrën

Top Channel-video/ Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistët shijojnë natyrën

Në mesin e muajit gusht, në Theth është thuajse e pamundur për të gjetur një vend të lirshëm nëse nuk keni rezervuar më herët.Aksioni i korrikut është harruar dhe turistë nga e gjithë bota po shijojnë natyrën. Njësoj si Amelia, nga Australia, e cila erdhi për ta vizituar për 1 ditë por tani ka 1 muaj në Theth.

Jam nga Australia dhe e dua Thethin aq shumë sa kam ardhur në Shqipëri 8 javë më parë dhe, në total, kam kaluar gati një muaj këtu në Theth, sepse e dua vërtetë.Ndjesia këtu është thjesht magjike, është magjike, është mistike, të jep ngrohtësi. Ti vjen në Theth, eksploron ujëvarën, del për ecje tek Syri i Kaltër, noton në ujin e ftohtë, shkon në male, ha ushqim të mirë tradicional, pi me miqtë e tu, pi kafe me miqtë e tu. Nuk njoh ndonjë që s’do të vijë sërish apo nuk dëshiron të rrijë më gjatë.

Përveç të huajve që janë shumicë, në Theth janë rikthyer edhe vizitorët vendas të cilët në fillim munguan.
Sinkron turistët shqiptarë…

Ne po bëjmë shtigjet e Majave të Ballkanit, u ndalëm këtu të vizitonim këtë kishë. E zgjodhëm sepse i duam malet, shtigjet. Ne jemi nga Gjermania, shqiptarët janë shumë miqësorë, na pëlqen kjo gjë, i duam malet dhe kjo është përshtypja jonë e parë.

Jam nga Skocia, e zgjodhëm Thethin nga Majat e Ballkanit, përshtypja e parë është shumë e këndshme, ushqim i mirë, biseda të këndshme dhe bujtinat e mira. Mund ta rekomandoj vërtet, është një vend shumë i mirë në Shqipëri, është ndryshe nga Tirana ku ishim më parë.

Paulin Polia, operator turistik thotë se është koha për një vizion më të qartë për Thethin, për të ruajtur vazhdimësinë dhe të ardhmen…

Përveç natyrës dhe mundësive për shëtitje e ngjitje në male, Thethi ofron edhe mundësi të reja për aventurierët përmes zip line që i jep mundësinë vizitorëve të shohin nga lart panoramën e fshatit dhe të ndiejnë adrenalinën mes maleve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments