Për ekspertët e tregut ky nivel i të ardhurave ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike.710 miliardë lekë apo 7.1 miliardë euro u arkëtuan në buxhetin e shtetit për vitin 2024. Afro 670 milionë euro ose rreth 10.4% më shumë se në 2023 erdhën kryesisht si rezultat i të ardhurave në rritje të mbledhura nga TVSH-ja në import, tatimi mbi fitimin, kontributet shoqërore dhe shëndetësore por dhe akciza.
Për ekspertët e tregut ky nivel i të ardhurave ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike dhe realizimit të pritshmërive në 2024. Sa i takon shpenzimeve, ky zë u realizua në nivelin e 728 miliardë lekëve, 7.3 miliardë eurove apo 427 milionë euro më pak se plani i parashikuar.
Teksa shpenzimet janë realizuar në 94.5% të planit vjetor, ekspertët thonë se ky zë duhet të eci në përputhshmëri me të ardhurat e mbledhura nga qytetarët.