27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeTiranë / Kurban Bajrami, ambasada e SHBA-së: Sjelltë paqe, gëzim dhe begati

Tiranë / Kurban Bajrami, ambasada e SHBA-së: Sjelltë paqe, gëzim dhe begati

Ambasada e SHBA-së në Tiranë uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit. Ambasada e SHBA-së në Tiranë e konsideron uroi që kjo festë të sjellë paqe, gëzim dhe begati.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë përcjell urime të përzemërta për të gjithë ata që festojnë Kurban Bajramin. Urojmë që kjo festë të sjellë paqe, gëzim dhe begati për ju dhe të dashurit tuaj. Gëzuar Kurban Bajramin”, thuhet në mesazhin e urimit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments