14.8 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajme“Tirana ta përfundojë projektimin e hekurudhës”, Mickoski: Vetëm Maqedonia po punon për...

“Tirana ta përfundojë projektimin e hekurudhës”, Mickoski: Vetëm Maqedonia po punon për Korridorin 8, ejani të punojmë të gjithë

“Tirana ta përfundojë projektimin e hekurudhës”, Mickoski: Vetëm Maqedonia po punon për Korridorin 8, ejani të punojmë të gjithë

“Ne apelojmë që sa më parë Tirana të përfundojë projektimin me të cilin Durrësi do të lidhe me kufirin dhe do ta plotësojë Korridorin 8 në pjesën e hekurudhës. Ndërsa Korridori 8 dhe lidhja me autostradë me Shqipërinë, në këtë rast me pikë kufitare “Qafë Thanë” përparon mirë, të mos them shkëlqyeshëm. Më shumë se 60 km front është hapur deri në fund të këtij muaji, kështu që kontraktuesit do të mund të vazhdojnë të përparojnë në atë aspekt. Kemi problem në pjesën Trebenishtë-Qafë Thanë, për shkak se pjesë e këtij aksi është në perimetrin nën mbrojtje të UNESCO-s, por kërkojmë zgjidhje, do të gjejmë zgjidhje, ne tonën do ta përfundojmë. Por nuk shoh nga atje që po projektohet hekurudha që duhet ta lidhë Durrësin me kufirin, sepse kemi nënshkruar marrëveshje. Ministrat e mbrojtjes së Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë nënshkruan marrëveshje në korrik, në Uashington, se ky Korridor 8 duhet të përfundojë. Ne vetëm punojmë, nuk shoh se palët e tjera punojnë, vetëm ne punojmë dhe i realizojmë detyrimet tona. Ejani të punojmë të gjithë, ejani të gjithë, të shohim deri ku është”, tha Mickoski./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments