Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të mbahen sa më shpejtë, për formimin e qeverisë dhe institucioneve legjitime, porositi ambasadori i Francës Kristijan Timonie.
Por sipas tij vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të merret nga politikanët e brendshëm dhe I njëjti paraprakisht të bazohet në gjendjen shëndetësore në vend. Sipas Timonies vetëm institucione funkionale mund të marrin vendime të rëndësishme.
“Ne të gjithë punojmë nën presionin e pandemisë që është prioritet, por mos të harojmë se shoqëritë tona demokratike kanë nevojë për institucione funksionale për të sanuar pasojat e epidemisë. Do të duhet të miratohen shumë masa ekonomike dhe vendime të cilat do ti merrnin vetëm institucione legjitime. Dëshira jonë është që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë, por për këtë nevojitet vendim politik, por edhe objektiv të bazuar në gjendjen shëndetësore në vend.” – tha Ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie.
Timonie si shembull merr Francën, ku janë caktuar zgjedhjet më 28 qershor. Por sipas një dispozite të caktuar atje, do të duhet që situata të shqyrtohet dy javë para kësaj date dhe nëse kushtet shëndetësore mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve, atëherë të vazhdohet me procesin zgjedhor.
Ambasadorit françez, rikujton autoritetet e vendit se diplomatët europian kanë nevojë për bashkëbisedues legjitim por edhe administratë funksionale që ngushtë do të bashkëpunojë me një qeveri legjitime për marrjen e vendimeve dhe funksionimin e shtetit ligjor.