Koalicioni VLEN nëpërmjet një komunikate thekson se deputeti i BDI-së Blerim Bexheti është arkitekti i pandëshkueshmërisë për krimet ndaj shqiptarëve.
Në vazhdën e reagimeve lidhur me thirrjet antishqiptare në sallën sportive të Kumanovës dhe mosndëshkimet në vitet e kaluara, VLEN thekson se pikërisht Blerim Bexheti si ish-ministër i drejtësisë, së bashku me Sasho Mijalkovin, emëronte dhe përzgjidhte gjyqtarët dhe prokurorët që më pas heshtnin, mbulonin dhe nuk vepronin në rastet që tronditën tërë opinionin si Monstra, Lagjja e Trimave, Alfa, Durmo Turs, Besa Trans e të tjera.
Sipas VLEN, Bexheti nuk është pjesëmarrës i rastësishëm, por krijuesi i atij sistemi të pandëshkueshmërisë, ku jetët dhe të drejtat e shqiptarëve u margjinalizuan, u injoruan dhe u sakrifikuan për marrëveshje politike dhe karrierë personale.