Një zyrtar shtetëror iranian ka deklaruar dje, 17 qershor, se WhatsApp duhet të fshihet nga pajisjet në Iran, ndërsa konflikti me Izraelin po hyn në ditën e gjashtë.
Edhe televizioni shtetëror iranian u bëri thirrje njerëzve që të fshijnë WhatsApp, duke pretenduar se aplikacioni i mesazheve mund të mbledhë informacion për përdoruesit dhe më pas ia dërgon Izraelit.
Në një reagim për Associated Press, kompania shprehu shqetësimin se “këtë raportime të rreme mund të përdoren si justifikim për bllokimin e shërbimeve të tyre në një kohë kur njerëzit kanë më shumë nevojë për to.”
WhatsApp përdor kriptim të nivelit më të lartë (end-to-end encryption), që do të thotë se mesazhet kodohen në mënyrë që vetëm dërguesi dhe marrësi mund t’i lexojnë ato. Nëse dikush tjetër përpiqet t’i hapë mesazhet, do të shohë vetëm një tekst të përzier që nuk mund të zbërthehet.Nuk gjurmojmë vendndodhjen tuaj të saktë, nuk ruajmë regjistra se me kë bisedon secili dhe nuk monitorojmë mesazhet personale që njerëzit dërgojnë,” u theksua në reagimin zyrtar. “Ne nuk ofrojmë informacion masiv për asnjë qeveri.”
WhatsApp është në pronësi të Meta-s, kompania amerikane e Facebook dhe Instagram. Ky aplikacion ka qenë ndër më të përdorurit për mesazhe, bashkë me Instagram dhe Telegram.
Kjo nuk është hera e parë që Irani u kërkon qytetarëve të kufizojnë përdorimin e WhatsApp. Në vitin 2022, vendi ndaloi WhatsApp gjatë protestave masive kundër qeverisë pas vdekjes së një gruaje që mbahej nga policia morale.