0.7 C
Tetovo
E diel, 14 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeThesari / Mickoski: Pagesa edhe pas 15 dhjetorit, të krijojmë plan dhe...

Thesari / Mickoski: Pagesa edhe pas 15 dhjetorit, të krijojmë plan dhe shprehi, do të paguhet edhe K15

Kryeministri Mickoski thotë se Thesari nuk do të mbyllet më 15 dhjetor për të gjitha pagesat nga buxheti por kjo datë është vendosur që institucionet t’i dorëzojnë në kohë urdhërpagesat. Sipas tij, grumbullimi i të gjitha pagesave në ditët e fundit të dhjetorit shkakton mbingarkesë dhe pamundësi për t’u rritur të gjitha. Sqarimi i kryeministrit vjen pas zërave që pagesat nga buxheti që nuk bëhen deri në datën 15, do të shtyhen pas festave të fundvitit. Mickoski konfirmoi se edhe nëpunësit shtetëror do të marrin K15.

“Sigurisht se do të ketë tolerancë. Nëse dikush vjen në datën 20 nuk do të thotë se kemi vënë çelësin dhe puna ka përfunduar. Sigurisht se do të ketë tolerancë. Por ideja është të punojmë me plan, të kemi vetëdije se ajo gjë duhet të bëhet me kohë, të krijojmë shprehi dhe ta respektojmë atë që do ta kemi si plan dhe si detyrë. Sepse vitet e kaluara, gjatë përvojës që kisha unë vitin e kaluar, sikur gjithçka ndodhi 5 minuta në 12 dhe disa çështje mbetën të papërfunduara sepse fizikisht Thesari nuk mundej ta përpunojë atë sasi. Unë i lus të gjithë institucionet që në kohë t’i planifikojmë aktivitetet,” tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments